Sot derbi Penza – Bashkimi

09 shkurt 2022 | 12:23

Spektakli i basketbollit në Pejë fillon me superderbin mes Penzës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 14:00 në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës.

Sfida zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Të dy skuadrat e duan finalen e madhe, aty ku i pret Prishtina, që shënoi fitore ndaj Trepçës me shifrat 86:50.

Dueli pritet të jetë shumë interesant, mes dy skuadrave me rivalitet të madh dhe që gjithmonë kanë luftuar për trofe. Në këtë edicion këto dy skuadra janë ndeshur tri herë në elitën e basketbollit, ku dy herë fituan vashat pejane 63:84 dhe 77:68, si dhe një herë vashat prizrenase 74:70. Skuadra pejane fitoi edhe një herë në Ligën Unike me rezultat 77:57.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusar-Lila, në fjalën…