Sot derbi Prishtina – Llapi

02 prill 2022 | 12:05

Superliga e Kosovës në futboll është rikthyer të premten me ndeshjen hapesë të javës së 27-të në mes të Dukagjinit dhe Malishevës, e cila ka përfunduar me rezultat 0-0.

Pavarësisht prej angazhimit të të dyja skuadrave, gola nuk pati përgjatë 90 minutave dhe skuadrat ndanë pikët.

Dukagjinit nuk i ka konvenuar aspak ky barazim, pasi vazhdon të jetë në pozitën e tetë me 30 pikë të grumbulluara, ndërsa Malisheva është paksa më e qetë dhe ka 34 pikë dhe zë vendin e pestë.

Sot (e shtunë) zhvillohet derbi në mes të Prishtinës dhe Llapit. Kryeqytetasit nuk janë në formë të mirë në këtë edicion dhe aktualisht renditen në pozitën e gjashtë me 32 pikë. Në anën tjetër, Llapi është në pozitën e katërt me 41 pikë dhe do të përpiqet ta marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Sot zhvillohet edhe ndeshja në mes të Ulpianës dhe Dritës. Vendasit janë në garë për mbijetesë dhe synojnë të nxjerrin rezultat të favorshëm nga kjo ndeshje, në anën tjetër Drita po lufton për titull dhe nga kjo ndeshje pret tri pikë të plota. Të dielën do të zhvillohet ndeshja kryesore e kësaj xhiroje.

Do të takohen Gjilani dhe Ballkani. Ismet Munishi me Gjilanin do të përpiqet të arrijë fitore për ta ngushtuar diferencën e pikëve, kurse suharekasit mund të jenë të kënaqur edhe me një pikë për faktin se do t’i mbante në vendin e parë.

Ndeshja e pestë është ajo në mes të Drenicës dhe Feronikelit. Kuqezinjtë janë favoritë absolutë në këtë ndeshje ndaj rivalëve të “Nikelit” që, thuajse, janë pajtuar me rënien nga Superliga.

SUPERLIGA – Java 27

Dukagjini – Malisheva 0-0

Të shtunën takohen:
13:00 Prishtina – Llapi
13:00 Ulpiana – Drita

Të dielën takohen:
13:30 Gjilani – Ballkani
14:00 Drenica – Feronikeli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është aq e lehtë të sigurosh një biletë për…