Sot, deri në 5 orë pritje në Merdar

05 janar 2024 | 08:35

Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm janë me pritje pak më të gjata në hyrje dhe në dalje të Kosovës.

Sipas raportit të Qendrës për Menaxhim Kufitar në shumicën prej pikave kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 30 minuta si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Ndryshim bën vendkalimi te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në 1 orë dhe në Merdar, aty ku është fluksi më i madh i mërgimtarëve.

Sipas raportit të përditësuar në orën 07:22, në dalje të Merdares pritjet janë deri në 5 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për t'i parandaluar aksidentet e trafikut në provincën e Erzurumit,…