Sot dhe nesër, vende-vende reshje shiu

14 maj 2021 | 08:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ditë pushimi për shkak të fitër bajramit, ka…