Sot diskutohet për masat e reja kundër Covid-19
26 maj 2021
| 09:03
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës.
Takimi do të mbahet në orën 10:00 teksa temë e diskutimit pritet të jenë masat e reja kundër Covid-19.
Kështu ka bërë me dije dy ditë më parë për klankosova.tv, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë Covid-19”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka thënë se nga kryetarët e komunave është kërkuar edhe heqja e orës policore.