Sot Dita Botërore e dhurimit të gjakut
14 qershor 2022
| 11:58
Sot është Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut, ditë e cila i kushtohet ndërgjegjësimit të popullatës për të dhuruar vullnetarisht gjak.
Për këtë vit, slogani i Ditës Botërore të dhurimit të gjakut është “Dhurimi i gjakut është një akt solidariteti.
Në mesazhin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se gjaku dhe produktet e sigurta të gjakut janë thelbësore për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga sëmundje, fatkeqësi dhe aksidente.
“Dhënia e gjakut është një akt solidariteti shpëtimtar. Shërbimet që ofrojnë gjak të sigurt dhe produkte të gjakut janë thelbësorë për çdo sistem të kujdesit shëndetësor”, thuhet në mesazhin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.