
Sot Dita Botërore e Kafshëve të Egra
Dita Botërore e Kafshëve të Egra është sot, më 3 mars.
Kjo ditë rrit ndërgjegjësimin për jetën e egër dhe rëndësinë e saj dhe feston larminë e florës dhe faunës në të gjithë botën.
Qëllimi është të promovojë zhvillim të qëndrueshëm dhe praktikat e menaxhimit të kafshëve të egra pyjore që përfshijnë mirëqenien njerëzore.
Më 20 dhjetor 2013, gjatë sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u vendos që 3 Marsi të festohej si Dita Botërore e Kafshëve të Egra.
Arsyeja që u zgjodh kjo datë për të festuar këtë ditë ishte se Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare në Speciet e Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES) u nënshkrua në 3 Mars 1973.
CITES është një nga masat më efektive kundër tregtisë së paligjshme që çon në zhdukjen e botës së egër. Anëtarët e CITES monitorojnë aktivitetet e gjuetisë dhe tregtisë./KP