Sot Dita Botërore e Skizofrenisë

24 maj 2024 | 08:16

Skizofrenia është një çrregullim psikotik i cili ka rrjedhë kronike, me periudha të përmirësimit dhe përkeqësimit.

Sipas të dhënave mjekësore në nivel botëror, çrregullimet e spektrit skizofrenik afektojnë rreth 0.5-1% të popullatës së përgjithshme. Shkaktarët janë të natyrës biologjike-trasheguese, gjithashtu një rol të rëndësishëm në paraqitjen e skizofrenisë luajnë edhe faktorët psikologjik dhe social
Manifestimet klinike janë të ndryshme dhe kryesisht prekun sferat e funksionimit kognitiv- njohës, afektiv dhe të motivacionit.

Te skizofrenitë deluzionet dhe halucinacionet përbëjnë pasqyrën më të shpeshtë dhe quhen simptoma pozitive, sikurse edhe ato afektive e të motivacionit,të cilat quhen simptoma negative.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se nesër…