Sot dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

16 prill 2024 | 08:24

Në organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sot në këtë forum do të flasë presidenjta Vosa Osmani. Ajo merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të flasë në këtë forum.

Në këtë forum dje ka pasur një videoadresim të veçantë nga Hillary Clinton, sekretarja e 67 e ShBA-së.

Personalitete tjera në që marrin pjesë këtë forum janë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot KFOR-i dhe EULEX-i do të bëjnë stërvitje të përbashkët.…