Sot dita ndërkombëtare e librit, çdo pasagjer, që lexon në urban, udhëton falas
23 prill 2019
| 12:06
Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit, një festë për të promovuar vlerat e librit edhe të të lexuarit. Kjo është një ditë që festohet në të gjithë botën duke pasur në foksur librin, i cili shërben si një urë mes kohërave dhe brezave të ndryshëm.
Në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, në vitin 1995, kjo datë u përzgjodh që të jetë një ditë inkurajimi për librin, duke e konsideruar si shpikjen më të bukur për ndarjen e ideve njerëzore përtej kufijve, por në të njëjtën kohë edhe si fuqinë më të madhe, që mund të çrrënjos varfërinë, duke ndërtuar paqen.
Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Kultrës Elva Malgariti njoftoi dje se çdo pasagjer, që lexon një libër në urban do të udhëtojë falas.