Sot ditë zie në Kosovë
27 nëntor 2019
| 09:51
Në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë që ndodhi një ditë më parë në Shqipëri, sot në Kosovë mbahet ditë zie.
Këtë vendim e mori dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.