Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë
03 korrik 2024
| 08:16
Pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, presidentja Osmani ka vendosur që dita e 3 korrikut (sot) të shpallet ditë zie.
Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, kishte dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.