
Sot ditë zie në Pejë
26 qershor 2023
| 12:39
Sot (e hënë) do të jetë ditë zie në Pejë. Ky vendim është marrë nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Vendimi vjen në nderim të dy viktimave që kanë humbur jetën të shtunën në Pejë si pasojë e vërshimeve.
Pas vendimit të gjitha angazhimet institucionale janë pezulluar, ndërsa flamujt janë vendosur në gjysmështizë.