Sot, dje, por edhe nesër, Ali Ahmeti do të jetë armiku kryesor i këlyshëve të UDB-së
Astrit Gashi
Pak ditë para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nga e cila do të zyrtarizohet Talat Xhaferi si kryeministër i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut. Këto ditë jo vetëm Levica e Maqedonisë por dhe disa njerëzve të tjerë po i pengon ky premtim i realizuar nga BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti.
Agjencitë inteligjente sllave e sulmuan për dekada, por të gjitha dështuan njera pas tjetrës. Tashmë ato kanë filluar të sulmojnë në shpifje, demagogji deri në pikën ku prekin edhe moshën e liderit shqiptar në Maqedoninë Veriore. Sot, kur Maqedonia e Veriut është anëtare e fuqishme e aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë, NATO-s, sot, kur po negociohet me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në familjen e madhe të kontinentit tonë, sot, kur kudo flitet dhe festohet me flamur kombëtar dihet qartë së argat të kujt janë këta mjeran të dështuar politikisht.
Sot, kur në Manastir shënohet Dita e Alfabetit me barazi të plotë gjuhësore dhe me zbatim të plotë të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, me tre universitete në gjuhën shqipe, me shkolla, spitale, çerdhe, rrugë, institucione, sot kur u instalua parimi i konsensualitetit edhe në vendimmarrje edhe në përzgjedhje ku shqiptarët drejtojnë Kuvendin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, Avokatin e Popullit dhe të Shtetit, Gjykatat Supreme dhe Kushtetuese, dalin agjentura të huaj dhe sulmojnë kryetarin e BDI, z. Ali Ahmetin. Në fakt kjo është frymëzim për të votuar dhe më masovikisht BDI-në dhe liderin e saj.
Është dhe marrëzi, por në këtë kohë të gripit, urojmë që të kalojnë pa pasoja edhe ata që me kauza të rreme nuk i beson as familjet e tyre e lere më populli shqiptar në Maqedoninë Veriore. Është e rëndë të dëgjosh sot kualifikime të sëmura për të minimizuar kontributin e atdhetarëve të cilët sakrifikuan gjithçka për të arritur deri këtu ku jemi sot!
E kuptojmë sojin që sulmon Ali Ahmetin, ndoshta sepse ai i vrau ideologjitë e tyre! Ndoshta ju pengon që sot në ekonomi, arsim, universitet, kulturë, sport dhe çdo fushë tjetër të jetës mund të flasim dhe shkruajmë gjuhën shqipe. Ose ndoshta sepse ai krijoi realitetin e ri ku të gjithë kombet dhe pakicat mund të jenë qytetarë të lirë të Maqedonisë së Veriut. Pra sot ky soji e sulmon Evropën dhe Amerikën.
Qytetarët e Shkupit, Gostivarit, Tetovës, Strugës, Dibrës, Kërçovës, Tetovës, Kumanovës, dhe shumë viset tjera në Maqedoninë Veriore me votën e lirë e kanë treguar dhe po i tregojnë vendin secilit, duke e vlerësuar, programin, profilin e liderit, të kaluarën e tij dhe çfarë përfaqëson.
Sot secili shqiptar e kupton se Ali Ahmeti për 40 vjet në politikë nuk ishte vetëm i Zajazit, por është edhe i Kosovës, Preshevës. Ndërsa betejat për fitore gjithmonë i fillojë nga Tirana.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, ku Ali Ahmeti garon nen sloganin për “Frontin Europian” , i cili së bashku me partnerët e tij do t’i tregojnë vendin dhe do t’i mbyllë rrugën këlyshëve të karpateve së bashku më “Frontin Evropian” do të jene adresa e vetme shqiptare në Maqedoninë Veriore.