
Sot do të ndërpritet energjia elektrike në disa lagje të Prishtinës
KEDS-i ka njoftuar se sot do të realizohen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat i punimeve do të ketë edhe ndërprerje të energjisë në disa lokacione.
Sipas njoftimit të KEDS-it, punime do të ketë vetëm në rajonin e Prishtinës dhe në këto lokalitete:
Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërpritet:
NS 10/04kV Nr.19 Ilirida (kodi: 11000004052) prej orës 08:00 – 12:00.
Vendi ku do të ndërprehet energjia elektrike është lagja Taslixhe. Arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë afër Shkollës fillore ”Gjergj Fishta”.
Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
NS 10/04kV Nr.6 Ibrahim Banushi (kodi: 11000001003) prej orës 08:00 – 12:00
Vendi ku do të ndërpritet energjia elektrike është Shtëpia e pleqve ndërkaq arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë afër Shkollës fillore ”Gjergj Fishta”.