Sot do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
23 prill 2021
| 10:44
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se sot do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e infrastrukturës kritike të përfshirë me planin nacional për imunizim.
Vaksinimi i deputetëve do të realizohet në Sallën A1 Arena në Boris Trajkovski në tre grupe, gjegjësisht prej orës 10 deri në 18:00. Ndërkohë më datë 14 të këtij muaji u vaksinuan shërbimet e kuvendit.
Vaksinimi i deputetëve dhe shërbimeve të kuvendit është e rëndësisë së veçantë për funksionimin normal të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.