Sot dorëzohen kallëzimet penale për krime lufte
03 gusht 2018
| 10:34
Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, në Komunën e Gjakovës, sot në orën 11:00 do të dorëzojnë kallëzime penale kundër serbëve.
Kjo është hera e gjashtë që ata dorëzojnë kallëzime penale.
Dorëzimi bëhet në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte.