Sot dy derbi në Superligë

09 mars 2023 | 11:00

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot (e enjte) me dy ndeshje derbi.

Kampionia në fuqi e elitës, Ballkani e pret skuadrën e Dritës. Ky duel është për vendin e parë në tabelë. Nëse fiton Ballkani atëherë mban kryesimin e tabelës dhe thellon diferencën në pesë pikë.

Nëse Drita mposht suharekasit, ata marrin vendin e parë dhe shkojnë +1 pikë ndaj tyre. Të dy skuadrat synojnë fitoren sot, andaj do kemi spektakël të garantuar.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Gjilani dhe Prishtinës. Pas barazimit me Ballkanin, kryeqytetasit kërkojnë pikët e plota në udhëtim te Gjilani. Megjithatë, gjilanasit janë në një formë të mirë, andaj fitorja për ta është opsioni i vetëm. Të dy këto takime zhvillohen nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e obduksionit për foshnjën e vdekur…