Sot dy ndeshje në Ligën Unike

02 shkurt 2022 | 12:47

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për “Art Motion Superligën” e Kosovës në basketboll. Vreshtarët kanë tri fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e tri humbje.

Takimi i dytë zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Vllaznisë. Tiranasit kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e pesë humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Kamza Basket. Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Teuta e Durrësit. Therandasit janë në formë të jashtëzakonshme si në Ligën Unike, po ashtu edhe në elitën e basketbollit të Kosovës. Ylli ka tetë fitore e një humbje, ndërsa durrsakët pesë fitore e katër humbje.

Humbja e vetme e Yllit ka ardhur nga Teuta me shifrat 78:72. Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Kamza Basket dhe Pejës. Kamza ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e tri humbje.

Liga Unike – Java 10

Të mërkurën takohen:
17:00 Rahoveci – Prizreni 16
17:00 Tirana Neptun – Vllaznia

Të enjten takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Teuta
17:00 Kamza – Peja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë vjet më parë, Mike dhe Ann Howard u martuan…