Sot dy ndeshje në Ligën Unike
Në qytetin e bukur dhe historik të shqiptarëve është koha për spektaklin e basketbollit të femrave.
Katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun e çmuar më 15 e 16 mars. Final 4 i Ligës Unike të Femrave do të organizohet në qytetin e Vlorës nga Flamurtari.
Nga Shqipëria do të garojë edhe Partizani, kurse nga Kosova janë Bashkimi dhe Prishtina. Klubi vlonjat është kampion i Shqipërisë dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa Prishtina është kampione e parë e kësaj gare, kurse Bashkimi së fundi fitoi Kupën e Kosovës. Kjo bën që të pritet një super garë në Vlorë.
Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari me Prishtinën, që u renditën në vendin 2 dhe 3, derisa Bashkimi që ishte i pari do të sfidohet nga Partizani, që u rendit i katërti. Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet të enjten.
Të mërkurën takohen:
16:00 Flamurtari – Prishtina
19:00 Bashkimi – Partizani
Të enjten takohen:
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Ndeshja Finale