Sot dy ndeshje në Superligë

16 shkurt 2025 | 08:00

Sot në programin e Superligës janë dy superndeshje në kuadër të javës së 20-të.

Dyja takimet fillojnë nga ora 13:00.

E para luhet në Gjilan, mes skuadrës që mban emrin e njëjtë me qytetin dhe kampionit në fuqi të Kosovës.

“Skifterat” aktualisht renditen në vendin e gjashtë me 24 pikë derisa “Xhebrailat” në vendin e dytë me 36 pikë, tetë më pak se liderja e tabelës, Drita.

Përballja Gjilani – Ballkani, transmetohet drejtpërdrejt në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion në kanalin Sport 1.

Derisa loja tjetër, luhet në Drenas mes Feronikelit’74 dhe Llapit, dy skuadra që janë në fund të tabelës.

Nikli gjendet në vendin e fundit me 10 pikë, derisa llapjanët në vendin e parafundit (nëntin) me 18 pikë.

Si zakonisht, edhe kjo ndeshje transmetohet veç për qejfin e futbolldashësve në kanalin Sport 2 të Artmotion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe…