Sot dy ndeshje në Superligë, nesër derbi Drita – Ballkani

05 dhjetor 2020 | 10:51

Sot (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshje në Superligë.

Në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret skuadrën e Gjilanit, me synim që t’iu rikthehet rezultateve pozitive. Synim të njëjtë ka edhe skuadra e Gjilanit që në këtë ndeshje drejtohet nga Sallah Sherifi, pasi trajneri Gentjan Mezani ditë me parë ka dhënë dorëheqje.

Në ndeshjen tjetër takohen Arbëria – Drenica. Nesër (e diel) zhvillohet derbi mes dy skuadrave të para në tabelë, Dritës dhe Ballkanit. Suharekasit janë liderë me dy pikë me shumë, por gjilanasit me një fitore eventuale do ta merrnin kreun në elitë. Në ndeshjen tjetër të dielën takohen Llapi – Besa.

SUPERLIGA – Java e 16

Prishtina – Feronikeli 0-0
Të shtunën takohen:
13:00 Trepça ’89 – Gjilani
13:00 Arbëria – Drenica

Të dielën takohen:
12:00 Llapi – Besa
13:30 Drita – Ballkani

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit në spitalet…