Sot dy ndeshje në Superligë, nesër Drita – Prishtina
Sot (e shtunë) zhvillohen dy ndeshjet e para të Superligës së Kosovës në futboll.
Arbëria e pret skuadrën e Besës dhe pret nga kjo ndeshje tri pikët e plota në mënyrë që të vazhdojë garën për mbijetesë. Në anën tjetër Besa tashme ka rënë edhe matematikisht në elita.
Ndeshja tjetër është ajo mes Drenicës dhe Feronikelit. Të dy klubet do të kërkojnë pikë nga kjo ndeshje, pasi asnjëra nuk e ka të siguruar tash për tash mbijetesën. Të dielën zhvillohen tri ndeshjet tjera ku spikat derbi mes Dritës dhe Prishtinës. Skuadrat që po luftojnë por titull do të mundohen që të marrin pikët maksimale në mënyrë që të kenë me të lehtë rrugëtimin drejtë objektivit të titullit.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Suharekë mes Ballkanit dhe Gjilanit. Kjo është ndeshja e parë për trajnerin Ismet Munishi, ndaj ish-klubit të tij. Ndërkohe ndeshja e tretë dhe e fundit që zhvillohet të dielën është ajo mes Llapit dhe Trepçës ’89.
SUPERLIGA – Java 30
Të shtunën takohen:
15:00 Arbëria – Besa
15:00 Drenica – Feronikeli
Të dielën takohen:
15:00 Drita – Prishtina
15:00 Ballkani – Gjilani
15:00 Llapi – Trepça ‘89
/Epoka e re/