Sot dy ndeshje në Superligë, vëmendja te Llapi – Prishtina
Ora 13:00 do të jetë koha kur referët do të japin shenjë për nisjen e lojës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë ‘arena’ e përballjes mes Llapit e Prishtinës.
Pikët e plota dhe një rezultat sa më pozitiv, do të jetë kyçe për dyja skuadrat.
Ky derbi do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe kabllore në vend, Artmotion.
Skuadra e Tahir Batatinës, aktualisht pas 12 javësh zë vendin e shtatë me 15 pikë.
Llapjanët kanë katër fitore, tri barazime dhe pesë humbje.
Ndërkaq, ekipi i Jean Michell Cavallit, zë vendin e katër në renditjen tabelare me 20 pikë.
Kryeqytetasit, i kanë gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Derisa loja e dyta e rezervuar sot në Superligën e Kosovës në futboll, është ajo mes Ferizajt dhe Dritës.
Edhe kjo ndeshje nis po nga ora 13:00, e cila po ashtu jepet drejtpërdrejtë në Artmotion.