Sot dy ndeshje në Superligën e basketbollit
05 nëntor 2023
| 10:32
E diela sportive i ka rezervuar lojë mjaft interesante për adhuruesit e basketbollit.
Java e shtatë e Prince Caffe Superligës, sot në program i ka tri ndeshje.
Trepça do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00. Mitrovicasit kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.
Derbi i javës zhvillohet në palestrën “Karagaç” në Pejë, ku dy rivalët e vjetër, Peja dhe Bashkimi do të përballen mes vete.
“Verdhëzinjtë” nuk dinë për humbje këtë sezon, ku kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.