Sot dy ndeshje në Superligën e futbollit
22 dhjetor 2024
| 08:59
Xhiro e 18-të apo e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me dy ndeshjet e fundit.
Janë dy ndeshje shumë interesante që zhvillohen në Gjilan dhe Suharekë. Lideri aktual i kampionatit, Drita pret skuadrën e fundit në tabelë Feronikelin ’74.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mbajtur distancën në kreun e renditjes, derisa mysafirët synojnë një tjetër befasi.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë luhet derbi lokal mes FC Suharekës dhe Ballkanit. Pritet një sfidë shumë interesante ku dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren. Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.