Sot dy ndeshje, nesër derbi Ballkani – Prishtina
Pas ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, sot (e shtunë) rikthehet Superliga me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Skuadra kampione, Drita, që është e dyta në tabelë, i shkon Arbërisë me synim që ta marrë maksimumin e pikëve dhe ta vazhdojë garën për titull, derisa në ndeshjen tjetër që zhvillohet sot, përballen Drenica dhe Trepça ’89. Të dyja këto klube janë në garë për mbijetesë.
Të dielën është ndeshja kryesore ku dy pretendentët për titull të kampionit, Ballkani dhe Prishtina, do ta ndajnë mejdanin në Suharekë. Ballkani kërkon maksimumin e pikëve për ta ruajtur kreun në elitë, derisa edhe Prishtina pas gabimit me Gjilanin kërkon fitore për të mos lejuar shkëputjen e dy skuadrave të para. Të dielën ndeshje interesante zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli e pret Llapin. Ndeshja e fundit për këtë xhiro është të hënën në mes të Gjilanit dhe Besës.
SUPERLIGA – Java 27
Të shtunën takohen:
15:00 Drenica – Trepça ’89
15:00 Arbëria – Drita
Të dielën takohen:
15:00 Ballkani – Prishtina
15:00 Feronikeli – Llapi
Të hënën takohen:
15:00 Gjilani – Besa
/Epoka e re/