Sot, dy seanca në Kuvendin e Kosovës
25 janar 2018
| 09:17
Kuvendi i Kosovës sot (e enjte) vazhdon seancën ku do të votohet raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016 dhe po ashtu do të shqyrtohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018.
Rendi i ditës:
- Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
Kurse nga ora 14:00, Kuvendi ka paraparë që të mbajë seancën e re, me këtë rend të ditës:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
- Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
- Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
- Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
- Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
- Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteve dhe për Kthim.