Sot është Dita Botërore e Çokollatës
07 korrik 2024
| 08:34
7 korriku shënon Ditën Botërore të Çokollatës.
Fillimisht, çokollata konsumohej vetëm si pije dhe ishte me shije të hidhur, derisa në Evropë çokollata u bë e njohur në shekullin e 16-të pasi iu shtua sheqeri.
Në botën moderne, afërsisht dy të tretat e kakaos në botë prodhohet në Afrikën Perëndimore.
Sot, çokollata është bërë një pjesë e kulturave të ndryshme dhe konsumohet për gëzim, romancë, por edhe në përditshmëri.
7 korriku konsiderohet si një ditë kënaqësie në të cilën duhet shprehur dashurinë tuaj për çokollatat.