Sot është Dita Botërore e Faljes
07 korrik 2022
| 08:49
7 korriku shënon Ditën Botërore të Faljes.
Kjo ditë synon t’i inkurajojë njerëzit ta falin njëri-tjetrin, sepse kjo ndikon edhe në shëndetin e njeriut.
Një studim i Universitetit Wisconsin në lidhje me faljen zbuloi se njerëzit që falnin vuanin më pak nga sëmundjet e ndryshme.
Nga ana tjetër, sipas studimit, njerëzit që falnin më pak kishin më shumë probleme shëndetësore.
Mosfalja, sipas ekspertëve, shkakton stres, i cili mund të çojë në ankth, presion të lartë gjakut dhe depresion.
Duke mos falur, mund t’u shkaktohen emocione negative, zemërim dhe zhgënjim.
Ndryshe, falja përfshin heqjen dorë nga ndjenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit.