Sot është Dita Botërore e Kafshëve
Dita Botërore e Kafshëve shënohet çdo vit më 4 tetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përmirësimin e standardeve të mirëqenies së kafshëve në të gjithë globin.
Ajo i ka fillimet në vitin 1931 në Firence të Italisë, ku në një konventë të ekologëve të asaj kohe u vendos 4 tetori si Dita Botërore e Kafshëve dhe përkon me festën kushtuar Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.
Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.
Festimi i Ditës Botërore të Kafshëve është thjesht një lëvizje për mirëqenien e kafshëve që vepron si një forcë globale për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjitha kafshët.
Dita Botërore e Kafshëve po rritet gradualisht në një ngjarje globale që bashkon dhe inkurajon lëvizjen e mbrojtjes së kafshëve duke hapur strehimore shpëtimi për kafshët, duke filluar fushata për mirëqenien e kafshëve dhe më shumë./KP