SOT ËSHTË DITA BOTËRORE E TEATRIT

27 mars 2018 | 14:27

Sot është Dita Botërore e Teatrit. Instituti Ndërkombëtar i Teatrit këtë vit ka zgjedhur pesë aktorë në fushën e arteve interpretuese nga pesë zona të përcaktuara nga Organizata e UNESCO-s dhe ka botuar mesazhet e tyre për këtë ditë.

Artistët që kanë përcjellë mesazh me rastin e Ditës Botërore të Teatrit 2018 janë: Ram Gopal Bojaj nga India, Maya Zubib nga Libani, Simon McBurray nga Anglia, Sabina Berman nga Meksika dhe Worley Leakey nga Bregu i Fildishtë.

Ram Gopal Bojaj, drejtor i teatrit, një profesor universiteti dhe ish-drejtor i shkollës Kombëtare të Teatrit në Nju Delhi, shkruan në mesazhin e tij: “Pas të gjitha tregimeve të evoluimit, ne arrijmë në përfundimin se të gjitha format e jetës janë të orientuara drejt mbijetesës së përjetshme. Jeta ka tendencë të depërtojë sa më shumë që është e mundur përtej kohës dhe përjetësisë.

Mediat masive, shkenca dhe teknologjia ne na ka bërë si demonët e fuqishëm. Prandaj, kriza sot nuk është një krizë e formës së teatrit, por një krizë e përmbajtjes, deklaratave dhe shqetësimeve. Ne tani duhet të përveshim mëngët e njerëzve të botës, për të shpëtuar planetin dhe teatrin tonë. Arti i aktrimit dhe arti i shfaqjeve duhet të jenë në nivel praktik dhe në dispozicion të fëmijëve në shkollat fillore. Një gjeneratë e tillë dhe e devotshme do të jetë më e ndjeshme ndaj fakteve të jetës dhe natyrës. Prandaj, privilegjet gjuhësore mund të jenë më pak të dëmshme për nënën tokë dhe krijesat e saj”.

Mesazhi i dytë i Ditës Botërore të Teatrit për vitin 2018, është nga Maya Zabeeb, regjisore, aktore, autore dhe themeluese e kompanisë teatrale “Zaghou” në Liban, e cila është përzgjedhur nga vendet arabe. Një pjesë e mesazhit thotë: “Momenti i komunikimit është një takim i pakthyeshëm që nuk gjendet në ndonjë veprimtari tjetër tokësore. Një akt i thjeshtë është një grup njerëzish që kanë zgjedhur të mblidhen së bashku në një vend dhe në një kohë të përjetojnë një skenë të përbashkët dhe të ftojnë njerëzit që të mblidhen si një komunitet dhe të ndajnë mendimet e tyre … dhe ngadalë të rindërtojnë lidhjet e tyre njerëzore dhe në vend të dallimeve të zbulojnë ngjashmëritë e tyre.

Nëpërmjet fuqisë së tregimit dhe imagjinatës, teatri na siguron mënyra të reja për të parë botën dhe njëri-tjetrin. Ai mes injorancës së patolerueshme, krijon hapësirë për mendim të përbashkët. Në kohën kur simbolet e çmendurisë dhe autokracisë sundojnë mbi sundimtarët e disa prej fuqive të mëdha botërore … kur lufta bërthamore si një lojë virtuale e fëmijëve është faktor kërcënues… kur liria e lëvizjes kufizohet në grupe të pakta njerëzish, në kohën kur azilkërkuesit vdesin në det duke u përpjekur që të hyjnë në një betejë të gjatë me ëndrra, në kohën kur ndërtohen mure akoma më të shtrenjta … Ku mund t’i bëjmë pyetje botës tonë kur shumica e mediave shiten? Përveç ambientit të sinqertë të teatrit, ku tjetër mund të mendojmë për gjendjen tonë njerëzore dhe të imagjinojmë për rendin modern botëror… në mënyrë kolektive, me dashuri dhe dashamirësi, si dhe përmes takimeve konstruktive, përmes inteligjencës, qëndrueshmërisë dhe fuqisë”.

Mesazhi i tretë i Ditës Botërore të Teatrit është dhënë nga Simon Mc Burney, artist, drejtor skene dhe themelues i teatrit De Camlistie në Angli. Ai shkruan: “Janë të shumtë ata që thonë se nuk duan teatrin dhe nuk mund ta pranojnë këtë ndryshim. Mirëpo teatri nuk do të eliminohet, sepse teatri është një bazë dhe mund të them se është një strehë. Ai është vendi ku njerëzit mblidhen dhe menjëherë krijojnë një komunitet. Ashtu siç e kemi bërë gjithmonë këtë. Të gjitha teatrot në një formë janë komunitetet e para të njeriut. Marrë nga 50 e deri në 14 mijë njerëz. Nga një karvan e deri tek 1/3 e Athinës antike. Duke qenë se teatri ekziston akoma, ai sfidon këndvështrimet katastrofike të kohës. Aktualiteti është gjithmonë një temë e teatrit. Ai gjen kuptimin në lidhjen mes artistit dhe njerëzve. Jo vetëm këtu, por pikërisht tani. Pa aktrimin e artistit, spektatori nuk mund ta besojë dhe pa besimin e spektatorit, aktrimi nuk mund të përfundojë. Kudo ku ka artistë dhe spektatorë, shfaqen tregime të cilat nuk thuhen në asnjë vend tjetër, si në opera, si në teatrot e qyteteve të mëdha apo në kampet e emigrantëve dhe azilkërkuesve në veri të Libisë dhe në të gjithë botën. Ne gjithmonë me këto aktrime edhe një herë do të krijojmë lidhje të përgjithshme. E kaluara dhe e tashme këtu janë të pandara, pasi zinxhiri i shoqërisë njerëzore kurrë nuk këputet nga elementë dashakeqë dhe oportunistë”.

Mesazhi i katërt për Ditën Botërore të Teatrit vjen nga kontinenti amerikan, nga Sabina Berman, shkrimtare, skenariste dhe gazetare nga Meksika. Ajo thotë: “Teatri sa më i thjeshtë që të jetë, aq me më shumë sinqeritet në njerëzit na fut në mrekullitë e talentit njerëzor të shfaqjes dhe aktrimit. Sot në të gjitha teatrot e botës, shfaqet pikërisht ky talent. Talenti i shfaqjes dhe aktrimit, regjistron të kaluarën dhe improvizon të ardhmen e mundshme, që në fakt mund të sjellë më shumë liri dhe lumturi për njerëzimin. Kush janë mamuthët që sot mundin njerëzimin? Kush janë armiqtë e epokës së vet? Humbja e ndjenjës ndaj të tjerëve, humbja e ndjenjës së afrimit më të njëjtin lloj (njerëzit) dhe me llojet e tjera në jetën jo njerëzore. Më shumë se letërsia, më shumë se kinemaja, teatri i cili mbledh njerëzit dhe i vendos ata përballë njëri-tjetrit ka përgjegjësinë e shpëtuesit të njeriut nga kthimi i tij në një algoritëm dhe izolim. Në lejoni të heqim nga teatri çdo gjë që është e panevojshme. Rroftë Teatri, arti më i vjetër, art ekzistues dhe arti më i mrekullueshëm”.

Mesazhi i pestë për Ditën Botërore të Teatrit vjen nga Afrika , nga Leaking Gennough, artist nga Bregu Fildishtë. Ai thotë: “Jam i gëzuar dhe e kam për nder që në emër të kontinentit afrikan të përcjell mesazhin e paqes, mesazhin paqedashës të Teatrit. Sot teatri më shumë se çdo gjë tjetër mbledh njerëzit pranë njëri-tjetrit dhe me vlerat e tij mundohet të rikthejë ndjenjën e humanizmit dhe njerzillëkut. Ai inkurajon humanizmin inteligjent dhe të kuptueshëm. Teatri është një prej faktorëve më të vlerësuar pasi ai flet të gjitha gjuhët, përfshin të gjithë njerëzit, përcjell të gjitha idetë, solidarizohet me të gjithë njerëzit dhe të gjithë njerëzit i inkurajon që të njohin njëri-tjetrin më mirë dhe të jenë më të dashur me njëri-tjetrin. Teatri ka fuqinë e të qeshurit dhe të qarës, eliminon injorancën dhe shton dijen e njerëzve dhe atyre u ofron më të mirat. Teatri na sugjeron që t’i rishikojmë ndjenjat, t’i rishikojmë vlerat dhe të mendojmë për paqen dhe miqësinë mes të njerëzve. Teatri është ai që me një kuptim të gjerë këto parime ia transmeton spektatorit të vet”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 18:00,…