Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu
-Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Lavdi!
Sot më 24 shkurt 2018 do t’i mbushte 55 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit; uragan që, mbi të gjitha, kishte interesin e përgjithshëm mbi atë personal; uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës; uragan që u përpoq me tërë potencialin e vet t’u ndihmojë njerëzve në nevojë, uragan….
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.
Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit “ në Prishtinë.
Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu.
E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU.