Sot festohet Dita e Çlirimit, kjo është agjenda e presidentes Osmani
12 qershor 2023
| 08:10
Shteti i Kosovës feston sot Ditën e Çlirimit.
Për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me krerë të institucioneve të tjera, do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.
Fillimisht Osmani në orën 08:30 do të bëjë homazhe te varri i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.
Pas homazheve te varri i Rugovës, Osmani në orën 08:40 bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Në orën 09:30 Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa në orën 11:00 Osmani do të bëjë nderim te pllaka përkujtimore për ushtarët e NATO-s.