Sot feston ditëlindjen ylli botëror Dua Lipa
22 gusht 2024
| 08:53
Ylli botëror Dua Lipa sot feston ditëlindjen.
Artistja me origjinë shqiptare mbushi 29 vjet jetë.
Dua Lipa njihet botërisht me këngët e saj, dhe ka fituar çmime prestigjioze, ku përfshihen shtatë ‘Brit Awards’ dhe tre ‘Grammy Awards’.
Revista Time e përfshiu atë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2024.
Dua Lipa, po ashtu i sjell shumë njohje vendit të saj, Kosovës, me festivalin që e organizon çdo vit “Sunny Hill-in”.