Sot fillojnë ethet e ‘play-off’-it në Superliga Femrat

08 mars 2024 | 14:50

Sot fillon faza vendimtare në Superliga Femrat, apo “play-off”-i.

Pas 20 xhirove të zhvilluara, është koha për pjesën përfundimtare dhe vendimtare, ku do të përcaktohet titulli i kampionit.

Bashkimi përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 18 fitore e dy humbje, kurse Prishtina u rendit e treta me 17 fitore e tri humbje. Dy skuadrat pejane, Peja 03 dhe Penza u renditën në vendin tre, përkatësisht katër. Peja 03 i mbylli garat e rregullta me 11 fitore e nëntë humbje, kurse Penza me shtatë fitore e 13 humbje.

Në gjysmëfinalen që do të transmetohet në Art Motion sonte do të përballen Bashkimi dhe Penza, dy skuadra me traditë që kanë fituar shumë trofe në basketbollin e femrave në vendin tonë. Në katër ballafaqimet e këtij edicioni, kanë fituar vashat prizrenase.

Përballje interesante pritet edhe në gjysmëfinalen e dytë të femrave, që zhvillohet të shtunën, ku ndeshen Prishtina dhe Peja 03. Skuadra bardhekaltër ka katër fitore në këtë edicion në Superliga Femrat ndaj skuadrës pejane.

Skuadra që shënon fitore depërton në finale. Kampion aktual është Bashkimi i Prizrenit, që në edicionin e fundit ka fituar edhe Kupën e Superkupën.

Orari

Gjysmëfinalet e “play-off”-it

E premte
17:00 Bashkimi – Penza

E shtunë
18:00 Prishtina – Peja 03

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të premten rekomandimin…