Sot fillojnë ligjëratat për vetëdijesimin e njerëzve kundër etheve hemorragjike
13 mars 2019
| 10:56
Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), nga sot (e mërkurë) do të nisë mbajtja e ligjëratave vetëdijesuese për rrezikun nga thumbimi i rriqrave të cilat e bartin virusin EHKK. Ligjëratat do të mbahen në shkollat e fshatrave Llazicë dhe Balincë, ndërsa këto ligjërata do t’i mbajnë profesionistët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Mbajtja e ligjëratave për vetëdijesimin e njerëzve është pjesë e masave parandaluese të EHKK-së dhe organizohen në bashkëpunim me Këshillim Komunal për Menaxhimin e EHKK-së në Malishevë.
/Epoka e re/