Sot fillon faza e dytë, përballen Kosova – Ukraina
07 gusht 2019
| 11:57
Sot (e mërkurë) fillon faza e dytë e grupeve. Dy vendet e para nga faza e parë e grupeve kanë formuar dy grupe të reja, me nga katër ekipe.
Dy përfaqësueset e para të grupit do të luftojnë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Kroacia, Izraeli, Irlanda dhe Britania e Madhe janë në njërin grup, derisa në tjetrin janë: Turqia, Rumania, Finlanda dhe Bullgaria. Kosova është në grup me Islandën, Ukrainën dhe Greqinë. Këto kombëtare luftojnë për pozitat 9-12.
Fillimisht Kosova të mërkurën do të përballet me Ukrainën, më pas me Islandën të premten dhe të dielën ndeshjen e fundit ndaj Greqisë. Të dielën përfundon Evropiani në Prishtinë, kur zhvillohet ceremonia mbyllëse dhe finalja.
/Epoka e re/