Sot fillon FIBA 3×3 Europe Cup

07 qershor 2024 | 14:34

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA 3×3 Europe Cup. Kjo ngjarje e rëndësishme për basketbollin 3×3 do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 8 dhe 9 qershor.

Gara do të ketë nga mëngjesi i së shtunës deri në mbrëmje, përkatësisht nga ora 9:30 të mëngjesit deri në ora 22:30, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalet. Finalet do të zhvillohen nga ora 18:40 e femrave dhe 19:05 e meshkujve.

Kosova do të paraqitet në të dyja konkurrencat në këtë event dhe synon paraqitje sa më të mira. Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron, Andorrën dhe Irlandën. Ndërkohë, “Dardanët” do të ndeshen me Azerbajxhanin, Qipron, Shqipërinë dhe Armeninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e suksesshme turke, Nurgul Yesilcay, e njohur si Gylseren…