Sot fillon FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla
Basketbolli i Kosovës gjatë kësaj vere do të jetë sporti kryesor në vend, sepse për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat, nga data 25 deri 30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës do ta kenë rastin që për herë të parë ta shohin Përfaqësuesen A të Kosovës – Femrat duke luajtur në shtëpi në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive. Në garën e këtij viti do të marrin pjesë tetë shtete, të cilat janë ndarë në dy grupe, Grupi A: Qipro, Malta, Kosova, Gjeorgjia. Ndërsa në Grupi B bëjnë pjesë: Norvegjia, Shqipëria, Andorra, Armenia. Faza në grup do të zhvillohet tri ditë, me një ditë pushimi më 28 qershor, përpara se gara të kalojë në gjysmëfinale më 29 qershor.
Orari i ndeshjeve të Kosovës:
25 qershor (20:30) Malta – Kosova
26 qershor (20:30) Kosova – Qipro
27 qershor (20:30) Kosova – Gjeorgjia