Sot fillon gara në Superligën A

23 shkurt 2021 | 14:40

Me ndeshjen Besa Famgas-Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A gjashtë skuadrat e para në tabelë pas pjesës së rregullt luftojnë për titull, përkatësisht plejof.

Skuadrat në Superligën A i luajnë edhe dhjetë xhiro të tjera. Ndeshja Besa Famgas-Vëllaznimi luhet sot prej orës 17:00. Besa Famgas ka fituar 18 ndeshjet e deritashme dhe është favorite e madhe.

Dy ndeshje tjera të javës së 19-të kampionale luhen të mërkurën.

Prishtina e Drenica takohen nga ora 18:00 kurse kryendeshja e xhiros mes Trepçës dhe Kastriotit është nga ora 19:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Çeke është duke u përballur me mbushje të kapaciteteve…