![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/gjyqtaret-poshte.jpg)
Sot fillon Kampi i FIBA Gjyqtarëve
15 shkurt 2023
| 10:42
Të mërkurën (sot) fillon Kampi i Gjyqtarëve të Talentuar të FIBA-s. Të përzgjedhur janë nëntë gjyqtarë nga Greqia, Turqia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Qiproja, Italia dhe një gjyqtar nga Kosova.
Campi do të udhëhiqet nga menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakiq, FIBA Instruktori Nacional nga Maqedonia Veriore, Gjorgi Piperkov dhe Georgios Tanatzis nga Greqia.
Në këtë kamp në orët e paradites (e mërkurë) do të prezantohen ekipet nga interpretimet e rregullave të basketbollit, evaulimi i klipeve, kurse në orët e pasdites do t’i gjykojnë ndeshjet në kuadër të “Final 8” Kupa e Kosovës në Rahovec. Të pranishëm në punën teorike, si dhe në ndeshjet e Final 8, do të jenë edhe gjyqtarët e FBK-së.