Sot fillon kampionati në basketboll
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të filloj në këtë fundjavë.
Dy ndeshje do të luhen të shtunën, kurse të dielën është në program vetëm një ndeshje, derisa dueli në mes Z Mobile Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet më vonë. Të shtunën me fillim nga ora 15:00, Lipjani e pret Ponte Prizrenin, ndërsa takimi do të luhet në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.
Ndërkaq të dielën do të zhvillohet derbi i xhiros së parë, ku Bashkimi është nikoqir i Golden Eagle Yllit, takim ky që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 17:00.
Të gjitha ekipet e elitës së basketbollistë kosovarë janë përforcuar si me lojtarë vendor, ashtu edhe me ata të huaj, andaj pritet që konkurrenca në këtë edicion të jetë dukshëm më e fortë se ajo e një viti më parë. Duhet theksuar se kampione në fuqi në konkurrencën e meshkujve është skuadra e Bashkimit, derisa Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Kjo e fundit e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës në prag të edicionit të ri.