Sot fillon kursi i Federatës së Tenisit
Bazuar në strategjinë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), edhe viti 2018 do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit.
Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) është e para që do ta vijojë këtë vit kursin bazik për administratorë të sportit. Kursi, i cili mbahet në Hotel “Sirius” në Prishtinë, fillon sot (e premte) nga ora 13:00 dhe vijon për tri ditë radhazi. Ligjërues do të jenë Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi dhe Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS. I ftuar është edhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)