Sot fillon kursi për trajnerët e taekwondosë
19 janar 2018
| 11:07
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do ta vazhdojë organizimin e kurseve për trajnimin e trajnerëve edhe në vitin 2018.
Sot (e premte) do të fillojë trajnimi i nëntë, që këtë herë mbahet për Federatën e Taekwondosë së Kosovës (FTK), e cila vijon nivelin e parë. Ligjërues është eksperti ndërkombëtar i Federatës Botërore të Taekwondosë, Sunjang Lee. Kursi organizohet në Hotel “Sirius” në Prishtinë (pjesa teorike) dhe zgjatë deri më 22 janar.
KOK-u, bazuar në planin strategjik 2017-2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve ku, falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të organizojë 11 kurse për trajnimin e trajnerëve.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)