Sot fillon mësimi gjithëditor në “Faik Konica” dhe “Xhemail Mustafa”
Sot fillon mësimi gjithëditor në Shkollën Fillore “Xhemail Mustafa” dhe “Faik Konica” në Prishtinë, kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se kuzhina dhe kabineti i artit në këtë shkollë janë gati.
“Kuzhina dhe kabineti i artit në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë janë gati! Nesër, fillojmë mësimin gjithëditor. Nxënës të dashur, ju jeni në qendër të çdo vendimi që marrim. Ne punojmë për t’ju siguruar kushtet më të mira të mësimit, sepse ju jeni e ardhmja jonë”, shkroi Rama.
I pari i Prishtinës bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku do t’i vizitojnë sot shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”.
Shkolla e parë që do të vizitohet është “Faik Konica”. Gjatë kësaj vizite do të shikojnë nga afër nisjen e mësimit gjithëditor në këto shkolla.