![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/960E409A-BFD4-4BFC-92FE-A90639BB3E9E.jpeg)
Sot fillon mësimi në të gjitha shkollat
04 shkurt 2019
| 09:13
Nxënësit dhe mësimdhënësit, pas një greve trejavëshe, sot do t’i kthehen procesit mësimor.
Marrëveshja për ndërprerjen e grevës në arsim është arritur të premten që lamë pas në takimin e përbashkët të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.
Me këtë rast kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se marrëveshja parasheh rritjen e pagave përafërsisht në nivelin që e kanë kërkuar mësimdhënësit, deri në 30 për qind.