Sot fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës Shqipe
20 gusht 2018
| 08:33
Sot i fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.
Për të 37-në herë më radhë, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që organizohet në Fakultetin e Filologjik i UP, pritet të mbledh qindra studiues të gjuhës shqipe nga mbarë bota.
Hapja solemne e këtij seminari do të bëhet në orën 11:00, në Fakultetin e Filologjisë.
Punimet e këtij seminari do të zhvillohen nga 20 deri më 31 gusht 2018, në Prishtinë.
Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e përhapjen sa më të madhe të shqipes në botë ku qindra të rinj nga shumë vende të botës vijnë në Kosovë për ta mësuar gjuhën shqipe.