Sot fillon raundi i fazës eliminuese në Botëror, këto janë dy sfidat e ditës
03 dhjetor 2022
| 09:13
Sot fillon raundi i fazës eliminuese 1/8 të Botërorit të Katarit.
Skuadra e parë që do ta sigurojë çerekfinalen e Botërorit të Katarit, do të jetë njëra prej Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Holanda dhe SHBA hapin duelin e ditës së sotme, me fillim nga ora 16:00.
Sfida e dytë e ditës do të jetë ajo mes Argjentinës dhe Australisë, e cila zhvillohet nga ora 20:00.
Fituesit e këtyre dy dueleve do të përballen mes vete në raundin çerekfinale të Botërorit.