Sot fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Sot në vendin tonë fillon regjistrimi i popullsisë dhe pritet të përfundojë më 17 maj.
Nga data 5 prill deri më 10 prill punonjësit (regjistruesit) e regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese.
Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare.
Nga data 10 prill do të fillojë regjistrimi i përgjithshëm.
Të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 5 prillit deri më 17 maj qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen.
Më pas, ASK-ja në bazë të kriterit të Popullsisë së zakonshme rezidente do ta bëjë klasifikimin e personave rezidentë dhe jo rezidentë (gjatë kësaj periudhe mund të ketë numër të caktuar që regjistrohen, por që mund të jenë: turistë, punëtorë me punë te përkohshme nga shtetet e tjera, vizitë, ndonjë aktivitet kulturor a sportiv, kryesisht nga shtetet e tjetra).